Itali/ Sherr mes ultrasve të Napolit dhe Romës, një i plagosur

Tifozët e skuadrave të futbollit të Napolit dhe Romës janë përleshur në autostradën del Sole mes Monte San Savino dhe Arezzo në Itali.

Ultrasit e Napolit ishin nisur drejt qytetit të Xhenovas për ndeshjen kundër Sampdorias të planifikuar për në orën 18:00, ndërsa tifozët e Romës udhëtonin drejt Milanos, për ndeshjen që do të zhvillohet në orën 20:45 në “San Siro”.

Sipas informacioneve fillestare, një grup ultras nga Napoli kanë qëlluar me gurë ndaj kryeqytetasve dhe më pas ka ardhur reagimi i verdhekuqve. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ku më pas është dërguar në spitalin e Arezzo-s.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe për të evituar situatat e rrezikshme. Qarkullimi në autostradë u bllokua gjithashtu, por u rihap pas disa orëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *