Ishte duke ecur në rrugë, humb jetën 67-vjeçari

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pak minuta më parë në kryeqytet, teksa ishte duke ecur në rrugë. Viktima është shtetasi E. I., 67 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Mësohet se 67-vjeçari vuante nga tensioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *