Ishte denoncuar si e humbur nga djali i saj, gjendet e vdekur 73-vjeçarja

Një ngjarje e trishtë është raportuar nga Lezha, ku një 73-vjeçare e denoncuar si e zhdukur nga djali i saj është gjetur e vdekur.

Nga kqyrja e trupit, nuk rezultojnë shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *