Ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Më goditi me thikë në faqe, donte të vriste dhe djalin tonë

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me masakrën në Tiranë, ku autor i krimit ishte Dan Hutra. Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa, nga shtrati i spitalit ka folur për mediat.

Elena tha se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe. Ajo tha mes të tjerash se Hutra donte të qëllonte dhe djalin.

“Ka qenë aty…e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë mami para meje, të më mbronte. E kam shtyrë dhe i dola para mamit. Mbaj mend që na ka sharë, llafe të ndryshme dhe na ka gjuajtur me armë. Donte të qëllonte djalin…e kisha në krah djalin. E kam kapur prej krahu dhe e çova nga dhoma tjetër. Ka ikur me vrap. Më qëlloi me thikë sapo ka hyrë brenda, më qëlloi në faqe. ‘Do ju vras të gjithë’ tha ai.”, tha Elena.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *