Iran, 14-vjeçarja vdes pas arrestimit, kishte hequr shaminë në klasë në shenjë proteste

Në Iran , një 14-vjeçare e quajtur Masooumeh vdiq në Teheran pasi u arrestua pasi hoqi shaminë e saj në klasë në shenjë proteste. Kështu ka bërë të ditur drejtori i OJQ-së “Qendra për të Drejtat e Njeriut”. Vajza u identifikua duke këqyrur regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të shkollës që ndiqte. Pasi u mor në arrest, vajza u dërgua në spital ku u konstatuan plagë të rënda vaginale dhe aty ndërroi jetë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestua aktorja e njohur Taraneh Alidoosti, pasi kishte publikuar imazhe që e portretizonin pa mbulesë. Gjithashtu në postimet e saj në rrjetet sociale Taraneh Alidoosti kishte mbështetur protestat mbarëkombëtare, tashmë në muajin e katërt, të shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *