Integrimi, Duma nuk përmbahet: Keni dështuar të gjithë

Deputetja e Partisë Demokratike ka mbajtur një qëndrim të ashpër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Deputet nuk ka kursyer as ironitë, ndërsa theksoi se në këto 9 vite të qeverisë aktuale të pushtet nuk është bërë asnjë hap drejt BE.

Ajo është ndalur te legalizimi i kanabisit, ku e trajtoi këtë çështje si një problem të madh.

Keni dështuar të gjithë. Sa i përket progres raporteve, disa prej nesh kanë përvojë me leximin e tyre. Unë jam e kënaqur që një nga kolegët e mazhorancës e ç’tensionoi këtë situatë dhe tha madje t’i tregojmë fëmijëve tanë që kemi arritur suksese. Unë e di që brezi i ri shqiptar na ndjek me vëmendje. Këtu keni specialistë që do t’ju tregojnë që në çdo progres do të gjeni gjithmonë fjalët e mira, ku do të thuhet progres në rrite, të gjitha termat që na japin partnerët europian për të na motivuar pak që ne duhet të vazhdojmë.

 Çështje është ku jemi…Do ishte mirë që atje ku ka përmirësime t’i themi, por edhe ju atje ku nuk ka arritje t’i thoni. Patjetër që jeta kjo është shkëmbim marrje dhe dhënie…Kjo është lojë sepse viti i 9 , dy mandate, i treti tani që Shqipëria nuk u hap negociata. Në 2013 dy produkte për shqiptarët ishin arritur, ju s’keni bërë asgjë tjetër deri më tani. Çfarë përfitojnë shqiptarët nga tryeza të pafundme që jemi ulur ne këtu. Në këto 8-9 vite zero përfitime sa i përket BE. Sot kemi një problem të madh të përdorimit të drogërave në shkolla. Shqetësimi i madh i familjeve shqiptarë është se nuk është marrë asnjë masë deri më tani”, tha Grida Duma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *