“Instagram” brenda në qeli! Hetohen në burg vëllezërit Çala, kishin numra dhe celularë, flisnin greqisht

Prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Raportohet se tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313. Gjatë hetimeve është zbuluar se secili prej të burgosurve posedonte rrjete sociale si Instagram.

Për vëllezërit Çala prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre. Dyshohet se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë për të cilët ka nisur hetimet.

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Bëhet e ditur se policia shkencore thotë se dy vëllezërit komunikonin në greqisht e se numrat u përkisnin dy vajzave, të cilat kanë dëshmuar se nuk njohin asnjë nga të burgosurit.

‘Nuk kemi qenë asnjëherë në burg‘- shtojnë dy vajzat.

Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata u arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *