Inspektoi punimet te shkolla ‘Kiço Blushi’, Veliaj: Gati për në shtator

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet te shkolla e re ‘Kiço Blushi’, e cila pritet të hapë dyert në shtator.

Veliaj tha se me shkollat e reja krijohet edhe një kolektiv i ri mësuesish ndër më të mirët.

Sakaq shtoi se kjo shkollë bashkon zonën e vjetër të Tiranës në Njësinë 8 me lagjen e re të “5 Majit” duke i dhënë fund amullisë dhe ngarkesës që impononte mësimin me dy turne të nxënësve.

“Është një ditë shumë e mirë për të gjithë zonën e Pazarit të Ri, gjithë transformimet që janë aty, por dhe për pjesën e Njësisë 8 që është pjesa e shtuar poshtë Unazës deri tek Bregu i Lumit, sidomos kjo e fundit, e cila ka qenë pjesa ndoshta më e degraduar dhe e lënë pas dore e qytetit. Sot kjo zonë e Tiranës është kthyer në një nga pjesët që realisht është një kantier total punimesh, duke filluar nga zona e “5 Majit” me gjithë transformimet që po pëson prej lagjes së re të Stefano Boerit dhe gjithë shtëpitë e reja që janë aty, jo vetëm për ata që u prekën nga tërmeti, por edhe për ata që po i marrin metrat në kompensim, nga diçka pa urbanistikë dhe pa hipotekë, sot në një gjë të jashtëzakonshm.

Me shkollat e reja krijohet edhe një kolektiv i ri mësuesish, ndër më të mirët e kimisë, fizikës, letërsisë, biologjisë, matematikës, anglishtes e gjermanishtes e kështu me radhë. Kështu që, fakti që kemi infrastrukturën më të mirë dhe mësuesit më të mirë duhet t’i japë besim secilit prind. Kush është tek Pazari i ri e ka shkollën tek “Servete Maçi,”. Kush është te Rruga “5 Maji” e ka shkollën te “Betim Muço” dhe kush është te Medresja e ka shkollën te “Lek Gjiknuri”. Në këtë sens, na duhet të sjellim një lloj qetësimi të atij mentaliteti, të asaj histerie që të gjithë shkollat më të mira janë në qendër të qytetit, nuk është kështu më”, tha ai.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *