Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar këtë të hënë punimet në një shkollë në fshatin Dritas.
Gjatë inspektimeve, Veliaj tha se kjo shkollë do të hapë dyert në shtator si dhe nuk do të ketë asgjë më pak nga ato që janë ndërtuar deri më tani.
Sakaq shtoi se orët që fëmijët i kanë humbur nëpër trafik për të shkuar në shkollë, mund t’i zëvendësojnë me kurse të ndryshme pasi do e kenë një shkollë në zonën e tyre. Si dhe prindërit nuk kanë më nevojë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla larg vendit ku jetojnë.
“Jemi krenar për mënyrën se si është zhvilluar kjo hapësirë. Parimi është që t’i japim kësaj zone të njëjtat standarde, pra t’i bëjmë shkollat si në perëndim. Ndoshta shtëpitë nuk i rregullojmë dot pasi secili ka shijet e veta, përpos atyre të tërmetit por kemi në dorë që shkollën ta bëjmë uniformë dhe mos të kuptohet ajo e Tiranës me të fshatit. Ne kemi autorizuar që të punohet me mjete të rënda edhe në fundjavë që punimet të kenë përfunduar në shtator. Orët e humbura në trafik, fëmijët mund t’i zëvendësojnë me kurse basketbolli, futbolli etj, pasi standardet janë po njësoj. Mezi pres që ta çojmë këtë punë deri në fund. Ky vend është i rëndësishëm dhe ja vlen që të investosh”, tha ndër të tjera Veliaj.