Indonezi/ Tërmet me magnitudë 7.3, paralajmërimin për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur ishullin Sumatra të Indonezisë. Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami.

Tërmeti kishte epiqendër 170 kilometra në juglindje të Teluk Dalam, në një thellësi prej 15 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA, sipas të cilit tërmeti ka qenë me magnitudë 7.1 ballë, ndërsa pasgoditjet ishin të forta deri në 5.8.

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë për humbjen e jetëve nga tërmeti, ndërkohë që njerëzit u evakuuan nga disa zona bregdetare pas paralajmërimit nga autoritetet.

Indonezia, një arkipelag i madh prej 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami. Në nëntor, një tërmet me magnitudë 5.6 vrau të paktën 340 njerëz dhe dëmtoi më shumë se 62,600 shtëpi në pjesë të Javas Perëndimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *