“Ilaçet më shkaktuan probleme” 37-vjeçarja tenton të djegë farmacinë

Një 37-vjeçare është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi akuzohet se ka tentuar që të djegë një farmaci. Shtetasja me inicialet M.K. tentoi që të djegë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Ndërkaq në cilësinë  e provës materiale sekuestrohen një bidon me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pretend”.

Tentoi të digjte një farmaci, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçarja.

Sekuestrohen një bidon me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se ishte tentuar të digjej me lëndë djegëse, një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pretend”, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja:

M.K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *