IKMT shkon me fadromë te hoteli i numëruesit të Fredi Belerit

Fadromat e IKMT, shoqëruar nga forcat e policisë, kanë mbërritur në Dhërmi tek prona e Fjorentin Belit i cili ishte numërues i Belerit në KZAZ-në e Himarës.

Beli ka qenë anëtar i grupit që numëroi kutinë e fshatit Kudhës ku edhe Beleri doli në avantazh, duke përmbysur Goron me 19 vota më shumë.

Punonjës të IKMT dhe efektivë të policisë po qëndrojnë prej disa minutash te hoteli i Belit.

Fredi Beleri u shpall fitues i bashkisë së Himarës përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *