Ikën Boris Johnson: Në këtë punë u edukova, jam i trishtuar që heq dorë nga puna më e mirë në botë

Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri. Kështu e nis fjalimin e tij të dorëheqjes kryeministri britanik Boris Johnson.

Askush në politikë nuk është i domosdoshëm, tha ai.

Johnson vazhdon se në politikë, askush nuk është “nga distanca i domosdoshëm”.

Ai tha se “sistemi ynë brilant dhe darvinian do të prodhojë një lider tjetër”.

Johnson do t’i japë liderit të ri sa më shumë mbështetje.

Kryeministri e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se deri në gjetjen e zëvendësuesit të tij do të shërbehen interesat e publikut.

“Të jesh kryeministër është një edukim në vetvete – kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

“Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë,” thotë Johnson.

Ai morri disa duartrokitje teksa u largua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *