Igli Cara: Projekti i “Marinës” së Durrësit kushton rreth 1% të vlerës së përcaktuar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur se opozita nuk kundërshton kthimin e Portit të Durrësit në një port jahtesh.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ Cara tha se ky projekt nuk do të shkonte më shumë se 20 milionë euro. Por, sipas tij, e gjithë kjo që po bëhet është një koperturë për të mbuluar vjedhjen e madhe që po bëhet me pronat e portit.

“Ne si durrsakë e kemi menduar shpesh që Porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh. Nuk jemi kundër që të kalojë në një marinë detare. Projekti i Marinës nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. Pra jo më shumë se 1 % të vlerës. Pra nga 2.1 miliardë euro, nuk shkonte më shumë se 20 milionë euro. E gjitha kjo ka qenë një koperturë për të mbuluar vjedhjen e madhe. Kush është vjedhja e madhe, është vjedhja e tokave e pronave të portit, që sipas revistës Monitor shkon në 3 miliardë euro”, u shpreh Cara.

Igli Cara tregoi edhe për problematikat e mjedisit në Portin e Durrësit, ku nxori edhe një video nga Shkozeti, që tregonin një kanal të ujërave të zeza dhe një ndotje të madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *