Masakra e Fushë Krujës/ Njëri prej viktimave nip i Ervis Martinajt, fijzat që e lidhin me Xhuljano Prelën

Një prej viktimave, Brilanti ishte nipi i Ervis Martinajt, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në lidhje me operacionin “Plumbi i Artë”, i cili u realizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Kjo e impikonte Ervis Martinajn për dhënien e porosisë për një vrasje me pagesë të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit) Dokles.  Viktima e tretë është identifikuar si Diklen Vata, edhe ky i fundit me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, pasi është arrestuar në vitin 2017.

Sakaq, Brilant Martinaj mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.

Në një video shfaqet Brilant Martinaj, autori i dyshuar për vrasjen e policit, Xhuliano Prelës, i shpallur në kërkim nga policia, i cili u vra sot në një atentat te “Mbikalimi i Fushë-Krujës”.

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Në videot autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.

https://www.priza.al/2022/07/17/detaje-konfirmohet-versioni-i-priza-al-per-3-viktima-dy-te-vraret-jane-ne-vendet-e-para-te-makines-i-treti-doli-nga-makina-foto/

 

 

https://www.priza.al/2022/07/17/emri-ja-kush-eshte-30-vjecari-i-cili-mbeti-i-vdekur-ne-atentatin-e-fushe-krujes-viktima-me-precedente-penal/

 

 

https://www.priza.al/2022/07/17/atentati-ne-fushe-kruje-burime-per-priza-al-jane-shenuar-2-viktima-dyshohet-per-nje-te-trete/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *