I vodhën me dhunë varësen një gruaje, arrestohen 4 autorët: Në banesën e njërit prej tyre gjendet drogë

Në kuadër të operacionit “Cekrezi” Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, pasi i vodhën me dhunë një gruaje varësen e floririt.

Të arresturit janë arrestuar 24-vjeçari Rigers Gega, 29-vjeçari Bajram Allushi, 29-vjeçari Benard Murrja dhe 26-vjeçari Ridvan Kapllani. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së Ridvan Kapllanit, policia gjeti dhe sekuestroi 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në formë çokollate dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit, 4 aparate celulare dhe varësja e floririt që dyshohet se i kanë vjedhur shtetases E. C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *