I vendoset tritol biznesit në Kamzë, Policia jep detajet e para

Një ngjarje është regjistruar në Kamzë, ku një biznesi i është vënë një sasi tritoli. Sipas policisë kemi të bëjmë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu Policia thekson se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *