I ulur në bankat e shkollës, Meta uron nxënësit: Qoftë një vit i mbarë e plot arritje të shkëlqyera

Presidenti Meta i ka uruar një vit të mbarë të gjithë nxënësve që nisin sot vitin e ri shkollor. Teksa publikon një foto i ulur mes nxënësve në bankat e shkollës, Meta uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik! ????”, shkruan Presidenti Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *