I riu i zhdukur prej 5 ditësh/ Nëna denoncon në polici: Më tha se do të shkonte tek…

Ferit Sakaj, 32 vjeç nga Reskoveci rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici. E ëma e 32-vjeçarit ka pohuar se kur ishte larguar, djali i kishte thënë se do të shkonte tek e motra në Fier dhe nuk është kthyer më.

Kunati dhe motra e të humburit, që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe kanë bërë denoncimin.

Fatkeqësisht, djali tjetër i familjes Sakaj 14 vjeç, është mbytur në lumin Seman në gusht të vitit 2022.

Njoftimi i policisë:

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *