I punësuar në sektorin e ndërtimit në Maltë, plagoset rëndë 34-vjeçari shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë pasi u godit nga një fadromë në një kantier ndërtimi në Marsaxlokk, të Maltës. Policia vendase ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të së shtunës në afërsi të Xrobb l-Għaġin.

Një ekip mjekësor u thirr në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e specializuar shqiptarit, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Mater Dei, ndërsa një hetim për aksidentin po vijon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *