I nxehti afrikan “kryqëzon” vendin, temperaturat do të arrijnë pikun deri në 40 gradë

Kjo e hënë ka nisur e kthjellët, ndërsa pritet që në pasdite të ketë sërish reshje të karakterit lokal, por do të jenë sasi të pakta dhe kryesisht në veri.

Sakaq prej ditës së nesërme dhe në vijim pritet të kemi rritje të vlerave termike. Era do të jetë me shpejtësi deri mesatare në territor.

Mëngjesi i së martës do të shënojë 9 gradë celcius, por kemi 32 gradë në orët e mesditës. Nga mesdita e nesërme kemi rritje të temperaturave si në mëngjes dhe në mesditë.

Pas të enjtes priten temperatura mjaft të larta në vend duke bërë që të arrijnë pikun deri në 37-38 gradë celcius.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *