I ngacmoi të dashurën sherr me sende të forta mes italianëve dhe shqiptarëve, 4 persona të arrestuar

Ka përfunduar me arrestimin e 4  personave një sherr në në San Felice a Cancello në zonën e Casertës, sherri ka  ndodhur mes italianëve dhe shqiptarëve .

Mediat  italiane raportojnë se një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.

Në momentin që arriten në vendngjarje  karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.

Italianët dhe shqiptarët ishin duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediet italiane.

Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *