I armatosur deri në ‘dhëmbë’, arrestohet autori i plagosjes në Vlorë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ditës së some në Vlorë ku pas një debate, një 30-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një vajzë 20-vjeçare.

Policia ka bërë me dije se Fadil Nikaj, 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri nga këmbët 20-vjeçaren nga Berati. Atij i është sekuestruar arma e zjarrit dhe 2 granata. I riu nga Shkodra kishte dy granata me vete, njërën në çantë dhe tjetrën që e hodhi në lokal. Ndërsa e reja nga Berati është studente me banim në qytetin e Vlorës. K.Z., nga Berati fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Policisë Vlorë, Bledar çeliku ka treguar sesi ndodhi plagosja e mesditës në qytetin e Vlorës. Ai ka rrëfyer se policia ishte pranë vendngjarjes dhe autori është kapur në kohë rekord nga Policia.

“Është marrë një telefonatë, ku thuhej se janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të “Ambulancës”. Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të Forcave Shqiponja dhe shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes është bërë neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri. Është sekuestruar arma dhe personi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Kemi një person të dëmtuar, e cila është një vajzë 23-vjeçe dhe aktualisht është në Spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *