I akuzuar për trafik droge/ Arrestohet shqiptari i dëbuar në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar, i dëbuar nga Italia pasi u shpall fajtor për trafik droge.

Pasi u dëbua nga Italia ai kishte hyrë sërish në territorin e Italisë, por mesaduket ai nuk i rezistoi dot tundimit të nxirjes, duke mos e imagjinuar se po vëzhgohej, dhe u arrestua teksa po merrte rreze në ballkon.

Mediat e huaja shkruajnë se karabinierët u kujdesën të kapnin mat të dyshuarin, duke e lënë pa mundësi arratisjeje gjatë operacioni, ku 40-vjeçari u kap dhe më pas u dërgua në burgun Montacuto.

Shtetasi shqiptar pritet të vuajë dënimin dy vite dhe katër muaj burg për trafik droge./Ilrestodelcarlino

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *