Huaja prej 36 mijë eurosh ‘fundosi’ gjyqtaren e Shkodrës, ja çfarë ndodhi me gjyqtarin e Beratit

KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Luveda Dardha.  Huaja prej 36 mijë eurosh e dhuruar nga prindërit si dhe dyshimet për përfshirje në akte korruptive kanë sjellë shkarkimin e gjyqtares.

Ajo sqaroi se këto të ardhura janë krijuar nga puna e prindërve si shitës të fruta-perimeve në Fier për 8 vite, puna në emigracion si dhe nga shitja e dy shtëpive në Fier dhe Tiranë.

Por sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ajo nuk ka arritur të provojë me dokumente burimin e ligjshëm të kësaj huaje.

Një vendimmarrje për pezullimin e dënimit të një personi të arrestuar pasi ishte kapur 60 kg cannabis sativa ishte një pikë problematike e konstatuar nga KPK.

Për këtë rast prokuroria kishte kërkuar dënimin me 7 vite burg, ku pas disa procedurave Dardha vendosi konvertimin e dënimit në 6 vite shërbim prove.

Përpara Komisionit doli gjyqtari i Beratit, Durim Hasa, për të cilin trupa gjykuese konstatoi problematika në vendimmarrje për dy çështje gjyqësore.

Së pari për lehtësimin e masës së sigurisë së një të pandehuri nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” ku relatori deklaroi se nuk ishin plotësuar kushtet.

Vendimmarrja e dytë ka të bëjë me një çështje me të pandehurin me iniciale A.M, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe vjedhje me pasojë vdekje.

Kjo çështje është shqyrtuar nga një trupë me tre gjyqtarë, ku Hasa ka dalë në pakicë duke pranuar kërkesën për gjykimin e shkurtuar. 

Trupa e Komisionit tha se nga hetimi duket se gjyqtari ka takuar të afërm të të pandehurit dhe se ka favorizuar për pafajësinë e vjedhjes me dhunë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *