Hong Kong/ Sekuestrohen rreth 2 tonë drogë e lëngshme, kapte vlerën prej 1 miliard dollarë

Policia australiane në Hong Kong ka sekuestruar një ngarkesë prej 1.8 tonësh metamfetamine të lëngshme me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 1 miliard dollarësh (880 milion £).

Droga e klasit A, e cila shkonte për në Australi ishte gjetur e fshehur në kuti me ujë kokosi. Autoritetet australiane thanë se ngarkesa e paligjshme u identifikua duke përdorur inteligjencën e zhvilluar nga oficerët në Meksikë dhe Departamentit Australian të Punëve të Brendshme. Droga, e cila zakonisht quhet me emrin e saj të rrugës ‘xham’ për shkak të pamjes së kristaleve të bardha ishte nisur për në Uellsin e Ri Jugor, shtetin më të populluar të Australisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *