Homoseksualiteti nuk “kurohet”, Vatikani e pranon zyrtarisht!

Për herë të parë, Kisha Katolike ka marrë një qëndrim zyrtarisht kundër të ashtuquajturave “terapi”, domethënë trajtimeve për të “kuruar” homoseksualitetin. Nga Selia e Shenjtë vjen “JO”-ja mbi të ashtuquajturat “terapi” për të “kuruar” homoseksualitetin.

Tashmë të zhgënjyer nga psikologjia dhe mjekësia, të cilat kanë denoncuar prej kohësh rrezikshmërinë e tyre si dhe padobishmërinë e tyre, ato ende praktikohen nga disa shoqata të frymëzuara nga të krishterët, me pretekstin e mësimit të personave LGBT të përmbahen nga “prirjet” e tyre.

Praktika anakronike, prej kohësh të hedhura poshtë nga mjekësia e psikologjia e prej të cilave, për herë të parë distancohet edhe Kisha Katolike. Sipas së përjavshmes katolike spanjolle “Vida Nueva”, “Kongregacioni i Vatikanit për Klerin” dënoi terapitë “riparuese” të propozuara nga disa katolikë spanjollë”.

Çfarë janë këto praktika?

Trajtime që prej kohësh janë denoncuar në nivel shkencor për rrezikshmërinë apo kotësinë. Ato janë vënë në zbatim nga grupe të krishtera, me pretendimin për t’i mësuar personave LGBT+ të shmangin “prirjet” që kanë.

Në veçanti është një shoqatë spanjolle e njohur si “Verdad y Libertad” dhe që prej 2013-ës ofron “terapitë e ndryshimit”. Selia e saj gjendet në Granada, aty ku ndodhet edhe pediatri Miguel Angel Sanchez Cordon, njeriu në krye të nismës. Pikërisht kundër kësaj shoqate u deklarua Selia e Shenjtë duke e shpallur “ilegale”, “Verdad y Libertad”-in.

Eshtë hera e parë që Vatikani po mban një qëndrim të prerë e kundër këtyre praktikave dhe këtë e bëri pas një hetimi ku morën pjesë priftërinj, klerikë e persona laikë.

Si përfundim, metodologjia e ndjekur dhe objektivat cilësohen “të gabuar”. Për më tepër theksohet se “shoqata nuk është mbështetur e autorizuar ndërsa të dëmtuarve iu sugjerohet t’i drejtohen organeve të drejtësisë për proces civil”.

Ishte nëntori i 2019-ës kur klerikët filluan të mblidhnin të dhëna mbi praktikat shtypëse, të justifikuara nga ideja se “homoseksualiteti mund të ndryshohet”.

Një prift, i cili dikur ishte pjesë e “Verdad y Libertad” deklaroi: “Jam shumë i lumtur që Kisha u deklarua në mënyrë zyrtare për këtë dënim e mbi të gjitha jam i kënaqur që askush nuk mund të thotë se ajo që po i praktikohet bëhet në emër të Jezusit!”

/Burimi: Corriere.it/ përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *