Holandë, treni del nga shinat, shpërthen në flakë/ Një viktimë dhe 30 të plagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Holandë, ku një tren ka dalë nga shinat dhe si pasojë një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur. Raportohet se treni u përplas me një makinë ndërtimi në linjën hekurudhore në jug të Holandës.

Rreth 50 persona ishin në bordin e trenit, siç kishin njoftuar më herët autoritetet holandeze. 11 prej të plagosurve iu dha ndihma e parë në banesat e zonës, ndërsa të plagosurit më rëndë u dërguan në spitale.

Përplasja dhe nxjerrja nga shinat ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit (me orën holandeze) pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit me shërbimet e trenave në atë seksion të pezulluara të paktën deri në fillim të pasdites së sotme.Treni i dalë nga shinat ishte në një rrugë nate nga Leiden në Hagë. Pas përplasjes vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe u gjend në një fushë, ndërsa e njëjta gjë ndodhi me vagonin e dytë. Një zjarr ka rënë në karrocën e fundit, e cila është shuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *