Teksa ishte në ndjekje nga policia, ai është hedhur në liqen për t’ju shpëtuar por ky veprim rezultoi fatal për të.

Sipas autoriteteve, marokeni, ndodhej brenda një makine me dy persona të tjerë.

Ata nuk i ndalën patrullës së policisë për kontroll, e kështu, teksa iu shmangën për 15 minuta, dolën nga mjeti për ta vijuar arratisjen në këmbë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur pas një ore kërkimesh, ndërkohë, nuk dihet ende asgjë në lidhje me 2 personat që kanë qenë së bashku me të në makinë.

/Priza.al/