Hetimet për terrorizëm, SPAK shtyn shpalljen e pretencës ndaj iranianit, Bijan Poladrag

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shtyrë për në datë 12 tetor shpalljen e pretencës për Bijan Poladrag, iranianin e dyshuar për terrorizëm në vendin tonë.

Prokurori Vladimir Mara tha se çështja është sensitive dhe faktet që dalin janë të lidhura dhe me persona të tjerë që janë nën hetim.

Bijan Poladrag u ndalua në vitin 2020 nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se mblidhte informacione si i infiltruar në kampin e MEK. Ai mbërriti në Shqipëri, së bashku me kampin “Ashraf 3”, gjatë vitit 2016. Më pas mori leje qëndrimi në vendin tonë dhe u shkëput nga kampi që ndodhet në Manzë. Ai u zhvendos në Tiranë, ku nënshkroi një kontratë qiraje me dy zonja, sipas shkresave që zotëron Prokuroria e Tiranës. Ai përdori dy celularët e mikpritëseve të tij, ku hapi aplikacionin Telegram dhe komunikoi me persona të dyshimtë, që dyshohet të jenë njerëzit që e rekrutuan si spiun, të cilët donin të merrnin informacione për kampin MEK dhe madje po planifikon sulme të mundshme ndaj këtij kampi.

Fillimisht, i dyshuari u hetua nga Antiterrori dhe Prokuroria e Tiranës dhe mori masën e arrestit me burg. Por më pas, SPAK ngriti dhe akuzën e organizatës terroriste, duke i çuar në pesë akuzat ndaj Poladrag./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *