Hetimet e SPAK për CEZ-DIA, reagon sërish Meta!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka aluduar në lidhje me zbatimin e ligjit nga ana e SPAK, ku sipas tij ky organ i drejtësisë ka marrë padi apo kallëzime nga persona të dënuar nga gjykatat tona apo edhe ato jashtë. Dhe sipas Metës nuk merr në shqyrtim kallëzimet e bëra nga njerëz të cilët kanë një autoritet publik dhe mbajnë ndonjë përgjegjësi publike për atë që bëjnë. I ftuar në SYRI TV, Meta ka theksuar se SPAK është në presion dhe diktat mjaft të rëndësishëm politik.

“Ka me dhjetra procedime të rreme, kallëzues të rreme, dhe mos harroni se zonja Kryemadhi është ndoshta denoncuesja kryesore e aferës së inceneratorëve, në mënyrë të qëndrueshme dhe e shumë çështjeve të tjera. Prandaj këto janë normale dhe të pritshme sepse bëhen për të shfokusuar opinionin nga aferat që po ndodhin dhe janë flagrante në historitë që nuk ekzistojnë. Habitem se me sa shpejtësi regjistrohen çështje apo kallëzime të cilat çohen nga persona të cilët kanë qënë të dënuar në të kaluarën nga gjykatat këtu dhe ato jashtë, për vepra nga më të ndryshme dhe ordinere, ndërkohë nuk ka përgjigje për shumë kallëzime të bëra me prova me fakte nga njerëz të cilët kanë një autoritet publik dhe mbajnë ndonjë përgjegjësi publike për atë që bëjnë.

Kur kam folur për SPAK, kam dashur të jem pak i kujdesshëm, pasi mendoj se aty ka dhe prokurorë që përpiqen të bëjnë punën e tyre me ndershmëri integritet dhe duke rrezikuar veten e tyre dhe familjet e tyre pasi ndjekin dhe çështje serioze që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Pa asnjë diskutim, SPAK është në presion dhe diktat mjaft të rëndësishëm politik. Fakti që nuk thërritet asnjëherë kryeministri për gjithë këto vite si person i cili ka dijeni për shumë nga këto çështje, për të cilat janë dënuar edhe bashkëpunëtorët e tij, është shumë e qartë. Ose ai thirret në mënyrë të privilegjuar natën atje dhe nuk lajmërohet njeri. Nuk kemi parë gjëra të tilla,” tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *