Hapet kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”, ja si do të bëhet lëvizja

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se këtë të premte do të hapet një tjetër segment në ish-sheshin Shqiponja.

Bëhet me dije se pasditen e sotme do të bëhet dhe hapja e kryqëzimit në këtë segment rrugor.

Sakaq, qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve.

“Sot në orën 19:30 ⏰ do të bëhet hapja e kryqëzimit ?tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve ?duke kompletuar kështu planin definitiv ? të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *