Hapet fushata për kreun e FRPD, zyrtarizohen 6 kandidatët

Kreu i PD, Sali Berisha ka zyrtarizuar 6 kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Mësohet se fushata zgjedhore do të jetë e hapur nga 1 gushti deri në 30 shtator. Si dhe dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Priza.al ka siguruar listën e plotë të emrave të kandidatëve:

  • Alesia Balliu,
  • Arnold Kariqi,
  • Artion Bajramaj,
  • Barbara Doda,
  • Besart Xhaferi,
  • Mariglen Doçi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Urime dhe suksese gjithë kandidatëve!”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *