Hakerat iranianë dalin me tjetër mesazh: Shumë nga të dhënat e shqiptarëve, i ka publikuar vetë qeveria

Homeland Justice, grupi iranian që qëndron pas hakerimit të shumë të dhënave të shqiptarëve, kanë publikuar një tjetër mesazh ditën e sotme. Në një postim të bërë në grupin e tyre në Telegram, ata shprehen se shumë prej të dhënave që janë publikuar, kanë dalë nga vetë qeveria, në mënyrë që të ‘njollosin’ emrin e tyre. Sipas Homeland Justice, kjo gjë bëhet edhe për të fshehur korrupsionin e qeverisë dhe për të deformuar opinionin publik.

“Për të fshehur korrupsionin e tyre dhe për të deformuar opinionin publik, zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë kanë publikuar vetë të dhënat e popullit shqiptar në mënyra të ndryshme për të ‘njollosur’ emrin e Drejtësisë së Atdheut,”- thuhet në njoftim.

Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata bënë me dije se kanë hakeruar dhe serverat e Credins Bank, por vetë banka njoftoi se të gjitha llogaritë e të dhënat e klientëve kanë mbetur të paprekura dhe se ishte cënuar vetëm një sistem periferik.

Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH.

Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *