Pep Guardiola, pas barazimit në Danimarkë kundër Kopenhagen në Champions League, bëri disa deklarata.
“Champions League është shumë e vështirë për t’u fituar sepse Real Madrid është gjithmonë aty. Ajo që kemi arritur kundër Kopenhagen është një pikë e mirë sepse nuk është e lehtë për të zhvilluar një ndeshje me 10 lojtarë.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Haaland? Ai e përfundoi ndeshjen kundër Southampton shumë i lodhur dhe në ditët e fundit nuk është rikuperuar siç duhet. Ndaj danezëve ishte pak më mirë, por vendosëm ta mbajmë atë në qetësi dhe mos të rrezikonim”, është shprehur tekniku spanjoll.