Greta Thunberg është marrë me forcë nga policia në Lutzerath

Greta Thunberg u tërhoq me forcë nga policia gjermane në Lützerath , ku mijëra aktivistë të klimës u mblodhën për të protestuar kundër dëbimit nga banesat. 20-vjeçarja do të ishte ulur buzë një muri me pamje nga miniera , duke shkaktuar shqetësimin e agjentëve, të cilët e urdhëruan të largohej për sigurinë e saj .

Duke qenë se drejtuesja e lëvizjes “Fridays for Future” nuk i ka ndjekur udhëzimet, policët e kanë tërhequr zvarrë për një distancë të shkurtër.

Pamjet dhe videot e qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë se Greta ngrihet nga dy policë dhe tërhiqet zvarrë. Kjo është dita e dytë e protestave në Landin e Rhine-Vestfalisë , ku e reja ka udhëhequr një demonstratë prej mbi 35,000 aktivistësh .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *