Greqia njofton lehtësim të masave anti-Covid, duke filluar nga data 1 maj deri në 31 tetor do të heqë certifikatat e vaksinimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Plevris ka deklaruar se më vonë do të rishqyrtohet edhe demonstrimi i certifikatës evropiane për hyrjen në vend.
Sakaq, pritet që nxënësit të kthehen në shkollë pas Pashkëve, pa pasur nevojë të bëjnë auto test. Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjoba prej 100 euro për ata që nuk janë vaksinuar mbi 60 vjeç do të pezullohet nga 15 prilli.
Mesatarja e rasteve me koronavirus në shtatë ditë është në rënie sipas ekspertëve, duke arritur në 15,000 dhe rënia parashikohet të vazhdojë.