Greqi/ Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi, identifikohen dhe arrestohen 5 abuzues të tjerë

Sipas mediave greke, ditën e djeshme, pesë të arrestuarit e tjerë për rastin përdhunimit të 12-vjeçares nga Kolonosi janë sjellë në Prokurori.

Raundi i ri i arrestimeve u hap pas deklaratës shtesë të dhënë nga e mitura në fillim të muajit në Polici.

Konkretisht, më 3 shkurt, 12-vjeçarja është thirrur për një deklaratë plotësuese gjatë së cilës ka identifikuar si përdhunues të saj dermatologun 65-vjeçar, dy grekët, 49 dhe 44 vjeç, si dhe dy pakistanezët, të moshave 50 dhe 23-vjeçare.

Oficerët i treguan vajzës foto të personave që ishin lokalizuar dhe identifikuar nga bisedat që ajo kishte zhvilluar me ta përmes Blindchat.

12-vjeçarja ka njohur autorët nga fytyrat e tyre, ndërsa për rastin e 65-vjeçarit dermatolog-venerolog, e mitura ka treguar se dinte detaje për aktivitetin e tij.

Viktima i dinte të dhënat personale të mjekut të arrestuar dhe i kishte dhënë në Polici.

Në të njëjtën kohë, ajo dëshmoi se është takuar me të në zyrën e 65-vjeçarit, në rrugën Voreiu Epirou, më shumë se një herë në periudhën prill-korrik 2022.

Aty, siç ka përshkruar 12-vjeçarja, dermatologu e ka përdhunuar më shumë se dy herë ndërsa pas çdo takimi i ka dhënë nga 50 euro.

Nga ana e tij, dermatologu 65-vjeçar pretendon se nuk ka asnjë lidhje me përdhunimet dhe se 12-vjeçarja ishte duke e vizituar në zyrën e tij e shoqëruar nga vëllai i saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *