Greqi/ Gjyshi godet dhe shkelmon mbesën 2-vjeçare  

Një rast i dhunës në familje u bë publik në vendin fqinjë në Kretë ku mësohet se një vogëlushe veten 2-vjeçare  është dhunuar nga gjyshi i saj 50-vjeçar.

Mediat greke bëjnë me dije se , gjithçka ka ndodhur mesditën e djeshme kur një gjysh 50-vjeçar ndodhej me mbesën e tij 2-vjeçare në një pastiçeri në Chania.

Në një moment klientët e dyqanit kanë parë 50-vjeçarin duke goditur dhe shkelmuar vajzën 2-vjeçare, ndaj kanë lajmëruar policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet përballë autoriteteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *