Prindërit e një dy vjeçari në Greqi, kanë paditur çerdhen private për neglizhencë ndaj fëmijës së tyre.
Babai është ankuar për çerdhen private në Ano Patisia, ku ka dërguar djalin e tij, për pakujdesi duke e lënë të voglin jashtë vëmendjes dhe për pasojë e kanë çuar drejtë rrezikut.
Siç pretendon ai, është thirrur nga policia për të shkuar në departament dhe për të dëshmuar, pasi djali i tij dy vjeçar është gjetur duke u endur në rrugë nga një zonjë që kalonte pak metra larg çerdhes së tij.
Siç pretendon babai, zonja më pas ka lokalizuar stacionin dhe ua ka dorëzuar fëmijën, ndërsa në të njëjtën kohë ka lajmëruar policinë e cila më pas na ka njoftuar për ngjarjen.
Së bashku me bashkëshorten e tij kanë nisur menjëherë veprimet ligjore ndaj shkollës private.
Greqi/ Babai padit çerdhen për neglizhencë ndaj djalit të tij 2-vjeçar
Leave a comment