Grabitja e shtëpisë nga pastruesja, Beci: Në një vend ku ka para cash, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf

Ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka bërë një përmbledhje të rasteve ku paratë nga korrupsioni apo krimi i organizuar mbahen cash, me qëllim që sipas tij të gjenerohet më shumë krim dhe korrupsion.

I ftuar në emisionin ‘Open’, ai ka treguar se edhe kompanitë e mëdha të cilat kanë likuiditet të madh në banka, mbajnë para cash me qëllim korruptimin e zyrtarëve. Beçi teksa ka listuar edhe vendet se ku janë gjetur zakonisht të fshehura të tilla para, ka treguar edhe një histori ku një shumë prej 50 mijë eurosh është dëmtuar nga brejtësit.

“Zyrtarët e korruptuar dhe krimi i organizuar i mbajnë në shtëpi, gjenerojnë krim, korrupsion dhe kompanitë e mëdha me likuiditete të mëdha në banka mbajnë në shtëpi shumë me të cilat kryejnë korrupsion. Mbahen në kasaforta, në dyshek, në tubat e aspirimit, në banesa fshati në çati, janë gjetur 5 milion lekë në kartëmonedha të vjetra që ishin fshehur në trarët e shtëpisë. Mbajtja KESH ka rrezik se miklon hajdutët, por janë dëmtuar edhe nga brejtësi. Miu një personi i kishte ngrënë 50 mijë euro dhe ai vijonte të kërkonte miun që t’i merrte hakun e 50 mijë euro. Në një vend ku ka kesh krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *