Grabitja e arit në Kërrabë/ Klodiana Lala “ultimatum“ SPAK-ut, lidhur me dosjen e bujshme ku një ndër emrat e përfolur është edhe presidenti Meta

Vjedhja e thesarit të shtetit në Tunelet e sigurisë së lartë në Kërrabë vazhdon të ngelet një ndër ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë Post Komuniste.

Kujtojmë se, 280 kg ar rezultojnë të grabitura nga ai tunel. Si dhe një ndër emrat e shumëpërfolur në lidhje me këtë grabitje marramendëse është akuzuar nga zëra të ndryshëm ndër vite Presidenti Ilir Meta.

Por mënyra e vjedhjes dhe autorët e vërtetë vazhdojnë të ngelen ende një enigmë e pazgjidhur, ku për këtë gazetarja Klodiana Lala i ka drejtuar sot një pyetje SPAK-ut përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pyetje per SPAK: A eshte rihapur dosja e vjedhjes se arit ne Krrabe?”, shkruan Klodiana Lala.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *