Grabitet një banesë në Mat, autorët marrin 2 mln lekë të vjetra

Një grabitje ka ndodhur në fshatin German në Mat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para tre netësh ku persona të maskuar kanë hyrë në familjen e shtetasit SH. B dhe kanë grabitur 2 mln lekë të vjetra.

Personat ende të paidentifikuar kanë shkuar në banesë rreth mesnatës të maskuar dhe kanë kryer grabitjen.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe komisiariati në Mat, ndërsa ngjarja duket se nuk është bërë publike.

Sakaq, familja ku edhe është kryer grabitja është e varfër dhe jetojnë në blegtori dhe paratë e grabitura i kishin të fituara nga shitja e dy viçave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *