Grabisnin banka në Greqi, bien në pranga 2 persona; njëri prej tyre shqiptar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë greke pasi kanë grabitur banka dhe degë të lojërave të fatit.

Mediat greke bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 42-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar bullgar.

Sipas raportimeve, 42-vjeçari me origjinë shqiptare mësohet se është autori i 11 grabitjeve në banka dhe degë lojërash fati në zona të ndryshme të Atikës. I arrestuari ka hyrë me kapuç dhe maskë në ambientet e bankave dhe i ka grabitur nën kërcënimin e armës.

Deri më tani është konstatuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit, me origjinë bullgare, në një grabitje banke, ndërsa po hetohet edhe përfshirja e tij në të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *