Goditi me grusht Berishën/ Zbardhet kërkesa e prokurorisë për Gert Shehun

Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u qëllua me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit.

Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.

Sipas burimeve, pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *