Goditet selia e grupit rus Wangner në Luhansk nga forcat ukrainase, guvernatori: Ka humbje të mëdha

Forcat ukrainase kanë goditur një seli të grupit mercenar rus Wagner në Ukrainën lindore.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai.

Haidai tha se një hotel ku ishte vendosur grupi në Kadiivka, në Luhansk, u godit, duke shtuar se kishte humbje të mëdha ruse.

Wagner janë mercenarë të sponsorizuar nga shteti që veprojnë në interes të Kremlinit, sipas ekspertëve perëndimorë.

Kompania private ushtarake, e krijuar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Njësitë Wagner janë vendosur më parë në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *