Goditet grupi kriminal në Durrës, arrestohen 15 persona

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që operonte në këtë qytet dhe jo vetëm.

Sipas raportimeve, deri më tani kemi të bëjmë me 15 persona të dyshuar për vrasje, dhe trafik lëndësh narkotikësh. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve  Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Po ashtu dyshohet se ky grup është autori i vrasjes së Erion Çelës në 4 janar në Don Bosko, ngjarje e cila pati edhe 4 të plagosur.

U mësua se operacioni është në vazhdim, dhe pritet që të ketë arrestime të reja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *