Goditet gjatë orëve të natës, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, nga simpatizanti i “Bashkë Fitojmë”

Gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai.

Sipas informacioneve mësohet se Isai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.

Kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njeri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *