Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës, ‘fundosen’ 4 shqiptarët! Ja sa para kanë fituar në pak kohë

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia e Ascolit në Itali si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës.  Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 29 deri në 39 vjeç dhe sipas mediave italiane, autoritetet kanë dokumentuar mbi 80 raste të shpërndarjes së kokainës në dy territoret e larpërmendura.

Të rinjtë e arrestuar kryesisht shpërndanin kokainë në parkingjet e qendrave tregtare, madje ata kanë punuar edhe gjatë karantinës totale të vendosur në Itali për shkak të koronavirusit. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë kanë bërë të paktën 100 mijë euro në pak muaj.

Të arrestuarit janë gjobitur disa herë gjatë karantinës totale për thyerjen e rregullave. Kjo i ka bërë autoritetet të dyshojnë dhe të nisin hetimet për të rinjtë.

Karabinierët arritën të identifikojnë rrjetin e shitjes së kokainës përmes rrjeteve sociale të të rinjve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *