Gjykata vendos masën e sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për ish-zyrtaren e kryeministrisë Alda Klosin. Gjykata vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest me burg’. I pranishëm në seancë ishte avokati i saj mbrojtës, teksa Klosi ndodhet prej pak ditësh e shtruar në spital, pas probleme shëndetësore që pati.

Pak orë më parë në ambientet e QSUT-së u paraqit dhe avokati i saj, Ilirjan Muho, gjyqtari Arben Micko si dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.

Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.

Arrestimi i ish-zyrtares erdhi pas dëshmisë së pastrueses së shtëpisë së saj, Rozeta Dobi, e cila u akuzua për vjedhjen e rreth 600 mijë eurove. Dobi dëshmoi se Klosi kishte bashkëpunuar me të për të inskenuar grabitjen. Sakaq, hetuesit kërkojnë nga ish-zyrtarja të tregojë burimin e të ardhurave, të cilat nuk mundet t’i justifikojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *